Albërie Hadërgjonaj do të bëhet gjyshe për herë të dytë (FOTO LAJM)

Albërie Hadërgjonaj do të bëhet gjyshe për herë të dytë. Vajza e saj, Agnesa është në pritje të ëmbël afro shtatë vite që nga ardhja në jetë e fëmijës së saj të parë, Elektra. Lajmin e kanë konfirmuar për Prive burime pranë familjes së këngëtares.

Agnesa ka preferuar që ta mbajë larg vëmendjes mediatike pritjen e ëmbël dhe nuk dihet nëse është në pritje të një djali apo vajze. Agnesa e ka hedhur pas ndarjen nga ish bashkëshorti, Andin, me të cilin ka vajzën Eletra dhe duket shumë e dashuruar me partnerin e ri.