Brukseli asnjë njoftim për vizitën e Hahn në Shkup
Eurokomisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ishte parashikuar të zhvillonte një vizitë zyrtare në Shkup në fillim të janarit të këtij viti, por edhe pse ndodhemi në mesin e muajit, nga Brukseli nuk ka asnjë lajm. Vizita e eurokomisionerit u tha se do të ishte në përpjekje për të përafruar palët në konfliktin politik që vazhdon prej 8 muajsh.

Administrata e Komisionit Evropian nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për vizitën e paralajmëruar të komesionerit, edhe pse data shënon 14 janar.

Vizita e komisionerit për Zgjerimin e BE Johannes HahnShkup vlerësohet se do të mund të ndihmonte në kapërcimin e krizës politike, që mban të bllokuar proceset e brendshme demokratike, si dhe dëmtojnë pozicionin e Maqedonisë në arenën ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori