Bruksel, protestë kundër dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni
Diaspora shqiptare në Evropë më 28 mars do të organizojë një protestë para selisë së Komisionit Evropian në Bruksel. Protesta organizohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për Beneluks, me moton "Stop dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni".

Një përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptar deklaroi për mediatMaqedoni se protesta do të jetë paqësore ku do të ngritët zëri kundër situatës aktuale në Maqedoni, incidenteve të fundit të dhunshme që godasin shqiptarët si dhe gjendjen e rëndë të popullit shqiptar atje, njofton Noa.

Përfaqësuesit e KKSH dy ditë para protestës pritet të mbajnë një konferencë me mediat ndërkombëtare dhe shqiptare për ti njohur me detajet e protestës.
Shtuar më 23/03/2012, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori