Bruksel: Gruevski do të takohet me Fylen dhe Papandreun
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në Bruksel do të takohet me kryeministrin grek Jorgos Papandreu. Takimi, fillimisht ishte caktuar për dje, por me kërkesë të palës greke, për shkak të obligimeve të Papandreut rreth takimit në Këshillin Evropian u anuluan për sot pasdite në orën 14:30 minuta.

Gruevski në deklaratën për mediat para disa ditëve theksoi se pret që takimet me kolegun e tij grek në të ardhmen të jenë më qenësore dhe jo vetëm, formale.

Kryeministri i Maqedonisë sot do të takohet edhe me eurokomisarin për zgjerim Shtefan Fyle. Ai dje në Bruksel bisedoi edhe me përfaqësesin e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri Ketrin Eshton dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen.

Maqedonia është e gatshme dhe ka vullnet të fuqishëm për tejkalim të kontestit bilateral për Greqinë rreth emrit kushtetues nën patronazhin e KB-së me zgjidhje që do të jetë e pranueshme për popujt në të dy vendet, ka theksuar kryeministri Nikolla Gruevski në takimin me Eshton dhe Rasmusen.

Ai e e ka përsëritur përcaktimin dhe përkushtimin e Qeverisë ndaj prioriteteve të jashtme politike - anëtarësimin në NATO dhe në BE. (albeu.com)
Shtuar më 29/10/2010, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori