Brovina nderohet në Kumanovë
Flora Brovina
Më 11 mars 2011, në Kumanovë u mbajt ngjarja "Takimet Poetike të Karadakut". Është ky një aktivitet vjetor, që mbahet në përvjetorin e demonstratave së studentëve dhe popullit të Kosovës, të vitit 1981, kur edhe ishte shprehur publikisht vullneti i popullit për Republikë dhe Pavarësi.

Kryetari i klubit letrar Jehona e Karadakut, shkrimtari Burhanedin Xhemaili, pohoi me atë rast se takimi përputhet me 30-vjetorin e demonstratave kosovare, gjegjësisht me një datë domethënëse për të gjithë shqiptarët, dhe se ajo shërben për motivim të mëtejshëm për integrimin e të gjitha hapësirave kulturore shqiptare.

Në ngjarje morën pjesë poetë dhe krijues nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Bosnja e Hercegovina. E, në fund u ndanë edhe çmimet për poezitë më të mira të lexuara.

Me çmimin e parë u nderua poetja dhe veprimtarja e të drejtave të njeriut nga Kosova, Flora Brovina, çmimi i dytë i takoi poetit Kujtim Morina nga Shqipëria, ndërkaq i treti poetes Lumnije Thaçi.
Shtuar më 15/03/2011, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori