Presidenti i Dortmundit i jep mesazh të qartë Man.United për Sanchon

Manchester Unitedi ka qenë në ndjekje të Jadon Sanchos gjatë gjithë verës.

Por “Djajtë e kuq” nuk janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë euro për sulmuesin anglez.

Por numri një i klubit gjerman, Michael Zorc, ka dërguar një mesazh të qartë për skuadrën që e kërkoi atë gjithë verën.

“Dera është e mbyllur, unë e kam thënë këtë 27 herë”, tha Zorcu.

Ky deklarim i shkurtër i tij nënkupton se lojtari do të qëndrojë të paktën edhe një sezon në Dortmund.

Sancho aktualisht është në Angli dhe do të bashkohet me Southgaten para ndeshjeve të tetorit.


Shtuar 5.10.2020 12:06