Bëri operacion plastik fytyrën, maqedonasi do kryente sulme terroriste në Europë
Një shtetas nga Maqedonia është dënar me 22.5 vjet burg nga autoritetet turke. Bile Zulhajrat Seadini kishte tentuar të kryejë operacion plastik për t'u larguar më lehtë drejt Europës ku kishte përgatitur sulme, transmeton "Zhurnal".

Ndërkohë, autoritetet turke kanë arrestuar gjatë dy ditëve të fundit qindra njerëz, si të dyshuar në lidhje me ISIS, të cilët sipas medieve turke, do të kryenin sulme terroriste në Turqi dhe Evropë. Një pjesë e madhe e të arrestuarve janë të rinj.

Ndërkohë, Turqia prej kohësh ka qenë cak i sulmeve terroriste nga ekstremistët kurdë dhe militantët e ISIS.

Së fundi gjatë festave të fundvitit në "Club Reina" u vranë 39 persona nga një terrorist me origjinë nga Uzbekistani. /albeu.com/


Shtuar më 07/02/2017, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori