Brglez: Pas zhdukjes së Jugosllavisë, Maqedonia dhe Sllovenia plotëson kushtet e BE-së
Kryetari i parlamentit slloven, dr.Milan Brglez, deklaroi se që kur u zhduk Jugosllavia, vetëm Maqedonia dhe Sllovenia ishin të përgatitura për anëtarësim në BE. Vetëm Maqedonia dhe Sllovenia iu janë përgjigjur kritereve juridike për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Kur flasim për Maqedoninë, për secilin prej vendeve nga Ballkani Perëndimor, dëshira e jonë është që të bëhen anëtare në NATO dhe në BE. Kur u zhduk Jugosllavia, gjegjësisht u shpërbë, dhe kur u hap kjo çështje, vetëm dy shtete i përgjigjeshin kritereve juridike për anëtarësim-Sllovenia dhe Maqedonia, deklaroi Brglez.

"Por, kuptohet, ato ishin jurist dhe jo politikan. Dhe tani çka fitohet: asgjë nuk është bërë për këtë çështje për Maqedoninë. Përgjithësisht, Sllovenia po tenton që ta përkrah secilin prej vendeve në territorin e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësoj se këto vende duhet që t`i përgjigjen të gjitha kritereve, sesa shtetet tjera. Kur flasim për rrënjët e problemit, në tërësi pajtohem se nuk është bërë mjaftueshëm për t`u zgjidhur problemi, por njëra prej punëve që janë me rëndësi në perspektivën afatgjate, ai është zhvillimi i partneritetit afatgjatë. Pa investuar më shumë në këtë drejtim nuk ekziston mënyrë se si të arrijmë diçka", deklaroi Brglez./albeu.com/

Shtuar më 10/06/2016, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori