Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Ralf
Bret është shprehur se duhet një dialog mes qeverisë dhe opozitës, që të ndihmohet procesi i anëtarësimit të vendit në NATO dhe më tej edhe perspektiva për në BE.
“Presim se të dy palët do të fillojnë nga platforma reale, e jo vetëm të shkëmbejnë pozita maksimaliste dhe të tentojnë të krijojnë kushte që do të mundësojnë që opozita të kthehet në Parlament, sepse parlamenti pa opozitë nuk është i tërë”, tha
Bret për Rel.
Ai nënvizon më tej se ka një tendencë, që fituesi i zgjedhjeve të marrë një pushtet
absolut, duke e shndërruar sitemin gati “
diktatorial”.
“Tendenca është që fituesit, ata të cilët kanë marrë shumicën marrin fuqinë e tërë dhe marrin kontroll të fuqishëm. Zgjedhja do të ishte që të zhvillohet kulturë e inkuadrimit më të madh të opozitës, përfshirje më të madhe për vendime dhe përfshirje më të madhe për të drejtat e opozitës”, ka theksuar
Bret. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2014,
ora 12:24