U përfshi në aksidentin e rëndë, Eni Çobani: Moment tragjik, jo kushdo mbijeton

Arturi thirri në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan motrën e tij Jonida, pasi sipas tij ajo në momentin kur ai ishte në koma për shkak të aksidentit, ka marrë para nga familja e djalit që ia shkaktoi.

Nga kjo ai ndihet sikur motra dhe vëllai i tij e kanë braktisur dhe ai ka mbetur i vetëm i aksidentuar dhe me borxhet që i ka lënë i ati. Situata e Arturit duket se preku edhe Eni Çobanin e cila ka përjetuar po njësoj si Arturi një aksident nga i cili ndihet me fat që ka mbijetuar.

Eni Çobani: Me Arturin jemi takuar pak ditë më parë dhe dhimbja e tij, fjalët tepër tronditëse më bënë që sigurisht të mos ngurroja edhe sepse kjo është një natë magjike, ne duhet të ndajmë pak dhimbjen, sepse kjo ka edhe përulësinë, edhe humanizmin, edhe dashurinë ndaj atyre që kanë nevojë. Kështu që prandaj kam sjellë Arturin sot. Artur faleminderit për ardhjen tuaj sot këtu në këtë seancë ndërmjetësimi. Realisht unë jam shumë e prekur, sepse sot me ty, me Jonidën dhe më gjithë publikun, dua të ndaj një ndjesi tjetër e cila më bëri të afroj edhe ty sot në këtë seancë ndërmjetësimi. Unë nuk e kam pasur këtë mundësi, prandaj do të ta jap ty. Edhe unë jam një person që kam pësuar një aksident shumë të rëndë. Unë vetes nuk i dhashë mundësinë për të folur, por ai është një moment shumë tragjik dhe jo kushdo mbijeton, kështu që ne të dy sot duhet ta themi që jemi me fat që shikojmë njëri tjetrin në sy dhe jemi gjallë dhe me shëndet.


Shtuar 25.12.2022 18:19