Brenda 14 ditëve Gruevski duhet të futet vullnetarisht në burg
Aktgjykimi për arrestimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski si i dyshuar në rastin “Tank” , me vulë nga gjykata e Apelit ka arritur sot në Gjykatën e Themelore Shkupi 1,

“Vendimi do t’i në procedurë të mëtejshme do ti shpërndahet gjyqtarit për sanksione, i cili në periudhën e ardhshme duhet të përgatisin një akt referimi dhe t’ua dërgojnë palëve në procedurë, “njoftoi Gjykata Themelore Shkup 1.

Sipas Ligjit në afat prej 14 ditësh Gruevski duhet të paraqitet vullnetarisht në burgun të cilin do ta caktojë gjykatësi.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.
Shtuar më 19/10/2018, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori