"Branitellat": Të anullohet dekorimi i Haradinaj në Tetovë
Pëlqej
Express
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Partia opozitare maqedonase “Dinjiteti”, trashëguese e ish-pjesëtarëve maqedonas në Luftën e 2001-shit, pritet t’i kërkojë sot VMRO-DPMNE-së të pengojë shpalljen e Ramush Haradinajt Qytetar Nderi të Tetovës.

Të premten, drejtori i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, Vanço Shehtanski, ka sjellë vendim për anulimin e vendimit të Këshillit Komunal të Tetovës për të dekoruar me titullin e nderit ish-komandantin dhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Por, në një deklaratë për "Zhurnal", ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, ka thënë se vendimi i miratuar nga këshilltarët komunalë të Tetovës është legjitim dhe si i tillë nuk mund të shfuqizohet.

Argumenti i Shehtanskit është se gjatë votimit për dekorimin e ish-komandantit nuk është respektuar votimi i dyfishtë, ku është dashur të përfshihen edhe votat e këshilltarëve joshqiptarë.

Ndërkohë, Komuna e Tetovës është po vijon përgatitjet për të zhvilluar nesër ceremoninë e dekorimit. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2013, ora 13:59
ILIRIDA ISAMILI
e Dielë 3 Shkurt 2013, Ora 15:52
TETOVA ESHTE SHQIPNI , E SA PER SHKINI NE TETOVE NUK UA NINE FARE ..KAQ ,,RAMUSHI SHPALLET QYTETARE NDERI DHE PIKE ....,
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit