Xhaferi vazhdon me "heshtjen" e tij
Update - Talat Xhaferi, pasi theu rekordin me fjalimin maratonik, sot vendosi të thyej edhe një rekord tjetër atë të fjalimit në "heshtje".

Deputeti i BDI-së gjatë punimeve të sotme të Komisionit për punë dhe politikë sociale ku po debatohet rreth propozim ligjit për "Branitellat" të propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së ka kërkuar që të vazhdoj fjalimin e tij me "heshtje", gjë që ja mundëson edhe Rregullorja e punës së Kuvendit.

Se sa do të zgjasë ky lloj fjalimi i Talat Xhaferrit, mbetet të presim.../albeu.com/





12:11 - Ka filluar sot saktësisht në ora 11:00 seanca e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, ku po diskutohet për projektligjin për "branitellat2 të propozuar nga VMRO-DPMNE dhe të mbështetur nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë.


Komisioni do të vijojë punën e saj edhe sot por dhe gjatë ditës së nesërme, pas kërkesës së kryeparlamentarit Trajko Veljanovski që të konsumohet sa më shpejtë faza e parë e leximit të ligjit në Komisionin amë dhe të kalojë në seancë plenare për t’i dhënë dritën jeshile për kalim në fazën e dytë ku do të mund të ndryshohet dhe plotësohet me amendamente, njofton Zhurnal.

Në seancën e sotme, fjalën e ka marrë sërish deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, për ta vazhduar maratonën e tij të diskutimit të nisur disa ditë më parë.

Pas disa argumentimesh se Ligji nuk duhet të kalojë, deputeti Xhaferi ka vendosur ta shfrytëzojë në heshtje për një orë të drejtën e diskutimit të tij.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar kryetarja e Komisionit, Cvetanka Ivanova, e cila ka thënë se nuk është korrekte kërkesa e deputetit. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2012, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori