“Branitelat” kërcënojnë Gruevskin për UÇK-në
Shëndetësi dhe arsim pa pagesë, ndihmë gjatë punësimit ose vetëpunësimit, plotësim të kërkesave legale të familjeve të të rënëve në luftë si dhe nxjerrjen e dokumenteve të veçanta me të cilat do të përfitohen këto të drejta, janë kërkesat e “branitelave” (mbrojtësve) të Maqedonisë të cilët luftuan kundër shqiptarëve në konfliktin e vitit 2001.

Të drejtat e tilla do t’i gëzojnë edhe familjet e atyre që janë vrarë gjatë kësaj periudhë.

Siç njofton "Zhurnal" të angazhuarit në konfliktin e 2001 kundër shqiptarëve janë takuar me ministrin e punës dhe politikës sociale Spiro Ristovski, i cili u ka premtuar se kërkesat e tyre janë të pranueshme dhe janë vendosur në Ligjin për “mbrojtësit” i cili ligj do të hyjë në procedurë parlamentare për 30 ditë.

Këto të drejta do t’i shfrytëzojnë 5000-7200 të angazhuar në forcat ushtarako-policore.I njëjti ligj mund të jetë i pranueshëm dhe i aplikueshëm edhe për ish-ushtarët e UÇK-së dhe invalidët e luftës.

Megjithatë askush nga shqiptarët nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të tillë se kur dhe si do të zgjidhet ky problem.Përfaqësuesit e “branitelave” nuk përjashtojnë mundësinë që i njëjti ligj të aplikohet edhe për shqiptarët, por rikujtojnë se populli do t’i dënojë ata që e pranojnë një gjë të tillë.

“Nëse ndodhë një gjë e tillë. Atëherë ky është një vendim politik, kurse çdo vendim politik mban përgjegjësi në zgjedhje”, ka thënë Predrag Petrushevski nga Kumanova.

Të rikujtojmë se kryetari i SHVL-së të UÇK-së, Fazli Feliu i kishte dhënë ultimatum BDI-së që ta zgjedhë çështjen e ish-ushtarëve të UÇK-së deri më 17 janar 2012, por kjo nuk ndodhi. Ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti kishte theksuar se zgjidhja nuk arrihet me ultimatume, por duhet të punohet për të.
Shtuar më 10/02/2012, ora 21:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori