Braktiset gjimnazi i Dibrës, shkak emigracioni
Pëlqej
Gjimnazi i Dibrës sa vjen dhe "tkurret" në numër nxënësish.

Kjo, për shkak se nxënësit e shkollës së mesme "Zdravko Çoçkovski" kanë emigruar në masë dhe nataliteti është po ashtu i ulët, shkruan PortAlb.

“Në vitin e parë janë regjistruar gjithsej 148 nxënës. prej tyre mësimet në gjuhën maqedonase do ti ndjekin 60, dhe në gjuhën shqipe 88 nxënës”, kanë thënë pedagogët.

Numri i përgjithshëm këtë vit shkollor në gjimnazin e Dibrës është 700, ndërkohë që ministria kishte parashikuar se do të ndjekin mësimet 1.300 nxënës. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori