BP: Transaksionet jashtë Maqedonisë, legale
Sipas mediave maqedonase thuhet se deri tani asnjë institucion kompetent nuk ka kërkuar ndihmë nga Banka Popullore e Maqedonisë lidhur me përzierjen eventuale të shtetasve në rastin “Panama Dokumente”. Aktualisht nga Banka Popullore shprehen se nuk kanë indikacione për zbatimin e kontrolleve të jashtëzakonshme për të mësuar nëse shtetas të Maqedonisë kanë llogari të dyshimta në Panama, njofton Alsat M.

“Nuk kemi të dhëna se sa janë të shpeshta transaksionetPanama, por sipas asaj që shohim, transaksionet nuk janë të shpeshta. Ne besojmë në sistemin e kontrollit të cilin e posedojmë. Nuk ka të dhëna për veprime të paligjshme”, thuhet në njoftimin nga Banka Popullore e Maqedonisë.

Gjithashtu nga Banka Popullore thuhet se nëse ka indikacione për ndonjë llogari të dyshimtë nga Maqedonia në Panama do t’i kushtohet kujdes në kontrollet e ardhshme.

Po ashtu nuk kanë të dhëna për numrin e transaksioneve të dyshimta financiare që janë vërtetuar deri tani dhe si është vepruar lidhur me to. Për përgjigje na drejtuan në Drejtorinë për kundërzbulim financiar./Albeu.com/
Shtuar më 12/04/2016, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori