Erdogan rezulton pozitiv me Covid-19

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Sot unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19 me simptoma të lehta. Fatmirësisht, ne po përjetojmë simptoma të lehta që kemi mësuar se është varianti Omicron”, shkroi ai në Twitter.

“Ne jemi në detyrë dhe do të vazhdojmë të punojmë nga shtëpia”, tha më tej ai.

Erdogani, 67 vjeç e bëri njoftimin pasi mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një tuneli në Stamboll, ku mori pjesë përmes një videolive.

Turqia ka parë nivele rekord të rasteve me Covid-19 ditët e fundit, me 111,157 raste të raportuara të premten.

Vdekjet po rriten gjithashtu në vend, me 248 vdekje vetëm një ditë më parë, një nivel që nuk është parë që nga tetori.


Shtuar 5.02.2022 14:34