Boshnjakovski: S’ka negociata me PDSH-në dhe Besën për në qeveri
Qeveria hodhi poshtë zërat se po negocion me PDSH-në dhe Lëvizjen Besa për koalicion qeveritar. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha se nuk ka negociata të këtij niveli as me PDSH-në e as me Besën.

"Do ta citoj kryeministrin, që tha se me PDSH-në nuk ka negociata. Nuk ka negociata në atë nivel as me Besën", deklaroi Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Dyshimet për zgjerimin e mundshëm të koalicionit qeveritar të dyshes LSDM-BDI i shton fakti se akoma mbetet bosh pozita e ministrit pa resor që më parë i takonte Ramiz Merkos, ndonëse nga BDI-ja për Alsat thanë se kjo ministri do të vazhdojë t‘i mbetet kësaj partie dhe se për këtë çështje po vazhdojnë konsultimet brenda-partiake.

Ndërsa Boshnjakovski tha se në Qeveri akoma nuk është diskutuar për këtë çështje. Madje sipas tij, në Qeveria nuk është diskutuar as për Ministrinë për reforma që i ishte ofruar Aleancës në këmbim të Shëndetësisë dhe nuk dihet nëse ajo do të krijohet ose jo. /albeu.com/


Shtuar më 10/01/2018, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori