Boshkovski: Pushteti dëshiron të më likuidojë
Kryetari i Partisë së Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski deklaroi se pushteti po përgatit skenarë për likuidimin e tij. Boshkovski në një konferencë me gazetarë theksoi se pushteti aktual i udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski po përgatit tre skenarë për diskreditimin e tij.

“I sugjerojë kryeministrit Nikolla Gruevski dhe drejtorit të Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov që të ndërpresin ndjekjen dhe përgjimin që më bëhet. I sugjeroj që të mos luajnë me durimin e anëtarësisë së shumtë të PBM-së dhe të popullit, për shkak se me të vërtetë do të pësojnë”, theksoi Lube Boshkovski, ish-ministri i brendshëm dhe ish-zyrtari i lartë i VMRO-DPMNE, me të cilën u nda që nga kthimi nga Tribunali i Hagës, ku u shpallë i lirë, pas akuzave për krime lufte ndaj civilëve shqiptar në konfliktin e vitit 2001 në fshatin Luboten të Shkupit.
Shtuar më 05/01/2011, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori