Borxhi i Maqedonisë mbi 1miliardë euro
Borxhi i jashtëm deri në vitin 2008 ka qenë 921 milion euro, ndërsa në fund të gushtit të këtij viti ka arritur në 1 miliardë e 412 milion euro.
Borxhi i jashtëm i Maqedonisë gjatë dy viteve të fundit është rritur për më shumë se 491 milion euro.

Kjo u theksua nga ana e nënkryetarit të LSDM-së opozitare, Zoran Jovanovski. Sipas tij, situata është tejet serioze dhe se partia VMRO-DPMNEe kryeministrit Nikola Gruevskit duhet të jap përgjigje serioze lidhur me rritjen e borxhit, shkruan Telegrafi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi i jashtëm deri në vitin 2008 ka qenë 921 milion euro, ndërsa në fund të gushtit të këtij viti ka arritur në 1 miliardë e 412 milion euro.

Nënkryetari i socialdemokratëve maqedonas, Jovanovski, deklaroi se thellimi në borxhe i ngjan periudhës së fundit të jetës së Josip Broz Titos në ish-Jugosllavi dhe situatës së krizës në Greqi.

"Apelojmë qytetarët të vetëdijesohen për këtë situatë të krijuar të rritjes së borxheve, e cila nuk dihet se ku do ta shpie Qeverinë e VMRO-DPMNE-së", theksoi nënkryetari i LSDM-së.

Marrja e huas së fundit nga ana e Qeverisë ndodhi nga mesi i këtij viti, kur Qeveria pranoi të nënshkruajë huan nga Banka Botërore me vlerë mbi 400 milionë euro, për reforma dhe zhvillime të tjera në vend.
Shtuar më 02/11/2011, ora 20:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori