Borisov-Ivanov: Të përfundojnë sa më shpejtë bisedimet për Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë
Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, sot takoi kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të cilit i shprehu mbështetjen bullgare për anëtarësimin e maqedonisë në NATO dhe BE.

Në takim, bashkëbiseduesit ranë dakort pët përfundim të shpejtë të bisedimeve për Marrëveshjen e fqinjësisë së mire. Kështu kanë njoftuar nga kabineti i kryeministrit Borisov.

Më tej, sipas njoftimit, kryeministri Borisov ka shprehur shqetësimin për gjendjen politike në Maqedoni, duke theksuar se dalja nga kriza është në dialogun në mes partive politike dhe në reformat thelbësore në interes të qytetarëve. Borisov dhe Ivanov kanë folur edhe për krizën e refugjatëve, për Lindjen e mesme, si edhe integrimin e Ballkanit perëndimor./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori