Borisov: Greqia dhe Maqedonia të gjejnë zgjidhje, siç e bënë atë Sofja dhe Shkupi
Kryeministri i Bullagrisë, Bojko Borisov në një intervistë për “Trud”, pyetjes se përse kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk ka marrë pjesë në takimin e djeshëm të liderëve të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë në Varnë, u shpreh se:

"Greqia dhe Maqedonia duhet të gjejnë zgjidhje për kontestin midis tyre siç e bënë këtë Sofja dhe Shkupi.

Duhet të gjendet zgjidhje midis dy popujve, ashtu siç e gjetëm ne, pasi që Greqia do t’i bllokojë për në NATO dhe për në BE".

Për krijimin e “Katërshes së Varnës”, kryeministri bullgar vlerëson se me këtë vërtetohet vullneti i përbashkët për bashkim, integrim evropian dhe për respektimin e parimeve evropiane dhe rregullave. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2017, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori