Borisov drejtuar Zaevit: Gjithmonë jemi të gatshëm t'u ndihmojmë miqve më të ngushtë
Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë fqinjët dhe miqtë tanë më të ngushtë.
Këtë ia thashë kryeministrit
Zoran Zaev, i cili na falënderoi për gatishmërinë për t'i ndihmuar ata, duke siguruar vaksina
kundër KOVID-19, publikoi kryeministri bullgar Bojko
Borisov në profilin e tij në
Facebook këtë mëngjes.
“Situata është vërtet e vështirë dhe ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi solidarë. Çdo jetë është e rëndësishme dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për ta ruajtur atë”, tha
Borisov.
Mesazhi nga
Borisov vijon pas mirënjohjen që natën e kaluar kryeministri maqedonas
Zoran Zaev i dërgoi përmes
Facebook Qeverisë në Sofje lidhur me vendimin që një pjesë e vaksinave të tyre
kundër COVID-19, t`i dhurohet Maqedonisë së Veriut.
Shtuar më 23/12/2020,
ora 11:52