Borë në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Gjavatë
Komunikacioni në të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale të vendit po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime por vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe në qafën e malit Gjavatë, por për shkak të intensitetit të dobët nuk paraqesin pengesa për zhvillimin e rrjedhshëm të trafikut.

Lidhja auto-moto e Maqedonisë rekomandon kujdes më të madh në akset rrugore Dibër-Strugë, Mavrovë-Dibër, Katllanovë- Veles dhe Demir Kapi-Udovë ku ka mundësi për paraqitje të mundshme të shembjeve, të cilat mund ta pengojnë qarkullimin e drejtuesve të automjeteve, raporton Kurir.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga Maqedonia.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2013, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori