Kështu po e kalojnë karantinën Ronaldo dhe Georgina (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar pishinën në shtëpinë e tij, derisa është në vetizolim për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Sulmuesi i Juventusit momentalisht është në vendlindjen e tij në Madeira, derisa është në karantinë së bashku me katër fëmijët e tij.

Pasi bashkëlojtari i tij, Daniele Rugani doli pozitiv në testet për koronavirus, Ronaldo ka refuzuar që të rikthehet në Itali.

Ndërkohë, derisa ai shfrytëzonte pishinën, e dashura e tij, Georgina Rodriguez është parë duke bërë pazar.


Shtuar 18.03.2020 12:40