Bora e parë zbardh Malin e Sharrit
Pas një nate relativisht të ftohët, mëngjesin e sotëm Mali Sharr është mbuluar nga një shtresë e hollë dëborë. Ndryshe, moti në tërë vendin në orët e paradites do të jetë me vranësira dhe do të fryj erë e fuqishme veriperëndimore.

Pasdite era do të humb intensitetin, ndërsa edhe do të ketë periudha më të gjatë të diellit. Temperaturat e mëngjesit varionin nga 6 deri në 15 gradë celsius, ndërsa ajo e ditës nga 13 deri 21 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të matura, sikurse edhe me erë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesi do të sillet deri 13 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 21 gradë.

Në ditët e fundjavës, mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2012, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori