Bora bllokon qarkullimin në disa akse rrugore
Maqedonia është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshjet të borës. Sipas të dhënave të Entit Hidrometeorologjik reshjet më të mëdha janë në Mavrovë.

Reshje bore ka edhe në Krushevë, Manastir, Topolçani dhe Lazaropole. Sinoptikanët njoftojnë se moti i ftohtë me erë të fuqishme dhe reshjeborës do të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen.

Ata thonë se gjatë ditës temperaturat maksimale do të jenë në intervalin prej -2 deri në 4 gradë, të premten -4 deri -1 ndërsa, gjatë fundjavës temperaturat do ulen deri në minus 14 gradë.

Nesër prapë do kemi mot të ftohtë me vranësira, shumë vende do të përshkohen nga bora dhe do vazhdojë të fryj edhe era e fortë nga veriu. Gjatë ditëve të fundjavës nuk priten reshjeborës, do të kemi mot të qëndrueshëm. Reshje të reja të borës priten të mërkurën e ardhshme”- pohoi Lençe Rizova, sinoptikane.

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë me lagështi dhe me reshje të vogla të borës në të gjithë territorin e vendit, përcjell Alsat.

Ndalesa për qarkullimin e automjeteve ka në rrugët Mavrovë- Dibër dhe Gostivar- Kërçovë përmes Strazhës. Nga Ndërmarrja e rrugëve apelojnë për vozitje të kujdesshme. Ndërkohë qytetarët në këto ditë dimri më së shumti preferojnë ngrohjen me dru, pasi vlerësojnë se kjo është forma më e mirë ndërkohë pjesa tjetër thonë që edhe pse energjia elektrike është opsion i shtrenjtë është më i mirë për ambientin jetësor.

Ngrohemi me dru zakonisht. Për çdo vit ngrohemi me dru. E kam fushën time, i kam drunjtë e mi. Këtë vit kam blerë 4 metra dru dhe kështu e çojmë. Për ta ngrohur një dhomë na duhen 5 metër dru, për dy dhoma 10 metër dru”, pohoi një qytetarë.

“Zakonisht ngrohemi me dru. Me dru ndonjëherë edhe me rrymë elektrike. Me rrymë është më shtrenjtë por është më pastër dhe ka më pak punë, e vendos nxehjen dhe ngroh gjithë shtëpinë. Harxhojmë rreth 6 metër dru”, u shpreh një nga qytetarët e anketuar.

Ngrohemi me rrymë, opsioni me rrymë është më i shtrenjti por është më ekologjik”

Moti i ftohtë dhe reshjet e borës nuk ka përfshirë vetëm Maqedoninë, por edhe disa vende të rajonit.
Shtuar më 03/01/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori