Bora bllokon dhjetëra fshatra
Me dhjetëra fshatra në jugperëndim të vendit kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë kryesisht për fshatra me pak banorë dhe se gjendja po shkon drejt normalizimit.

"Kam premtim nga drejtori se është duke analizuar, dhe unë pres që sa më shpejtë të dal me informacione se cilët persona nuk e kanë kryer punën e tyre deri në fund. Pas atij raporti do ta shqyrtojmë mundësinë për përgjegjësinë e tij... nga informacionet që kemi nga EVN shohim se ata po bëjnë përpjekje maksimale sepse pjesa më e madhe e shtyllave gjenden në terren të papërshtatshëm”, tha Mile Janakievski, ministër i transportit dhe lidhjeve për Alsat-M.

Sipas Igor Gievskit nga EVN, pjesa më e madhe e defekteve janë riparuar dhe në më shumë vendbanime bëhet furnizim provë me energji elektrike.

Për shkak të motit të ftohtë, pa energji kanë mbetur edhe disa fshatra të Rekës./albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori