Boneva: LSDM të mbështesë ligjin e ri për lustrim
Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja bashkë me partnerin e koalicionit Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) parashtruan gjatë së hënës në procedurë parlamentare Ligjin e ri për lustrim.


Koordinatorja e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva deklaroi sot se pas tre javësh pritje, vërejtje nga partitë opozitare konkretisht nga partia më e madhe opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), vlerëson se kjo parti është subjekti që duhet ti bashkohet këtij procesi, për shkak se kemi proces transparent të lustrimit.


"Nuk do të jetë proces si deri më tani nën sekretin e punës së Komisionit por të gjithë dokumentet do të publikohen në ueb faqen e Komisionit dhe prej aty i tërë opinioni do të vlerësojë nëse dikush ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete apo jo”, deklaroi Boneva. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2012, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori