Kryetari i Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit,
Goran Milenkov refuzoi të komentojë nëse ai do të përgatisë lëndë dhe ngritë hetim mbi
regjistrimet e
publikuara nga LSDM-ja opozitare.
Milenkov tha se
regjistrimet me “bomba” të
publikuara nga Zoran Zaevi janë në procedurë gjyqësore.
“Nuk do ta komentoj. Nuk është e përshtatshme të komentoj mbi një çështje gjyqësore, do të ketë procedurë ligjore”, tha
Goran Milenkovski- Kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Milenkov iu shmang përgjigjes në konferencën për shtyp që zgjati gati një orë ku foli mbi punën e bërë të komisionit nga prilli deri në fillim të këtij muaji. Sipas tij, antikorrupsioni në këtë periudhë ka kontribuar buxheti i shtetit të rritet me mbi 20 mijë euro në bazë të gjobave të vendosura në procedura gjyqësore dhe të tjera. /Albeu.com/
Shtuar më 02/07/2015,
ora 17:19