Jordan i talkSPORT: Gerrard dhe Lampard nuk e meritojnë të jenë trajnerë në Premier League

As Steven Gerrard dhe as Frank Lampard nuk kanë kredencialet për të qenë trajnerë të Premier League, pretendon Simon Jordan.

I pari e merr mandatin e tij në Aston Villa kundër Brighton të shtunën, ndërsa i dyti u tërhoq nga gara për t’u bërë trajneri i ri i Norwich City.

Kanarinët përfundimisht emëruan ish-bosin e Aston Villas, Dean Smith, si trajnerin e tyre të ri pas shkarkimit të Daniel Farke.

Megjithatë, përpara se Smith të kishte siguruar rolin, kishte pasur spekulime intensive se Lampard do ta merrte këtë detyrë.

Mundësia dukej se i përshtatej Lampard, i cili ishte shkarkuar nga Chelsea në fillim të këtij viti, por një marrëveshje nuk u realizua. r.t/albeu.com


Shtuar 17.11.2021 13:01