Krah nipit të Ibrahim Rugovës, Meta uron shqiptarët për Pavarësinë dhe Ditën e Flamurit (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta ka uruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka pozuar krah Lekës, nipit të Presidentit Ibrahim Rugova me shqiponjën në duar duke uruar të gjithë shqiptarët për këto ditë aq të rëndësishme për kombin tonë.

POSTIMI: 

“Të dashur miq,

Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar! ” /albeu.com/

 


Shtuar 28.11.2021 08:32