Ronaldo Sharka publikon faktet: Luizi më kopjon mua, ja lash vetë fitoren (VIDEO)

Gazetari Ronaldo Sharka ka publikuar së fundmi një video në profilin e tij në Instagram ku pretendon se Luizi e kopjon e madje edhe fitoren ja la vetë.

Pak minuta më parë, Luizi ka ndarë një video nga aeroport ku ka hipur mbi ashensorin e bagazheve, trend ky që më parë e ka bërë Ronaldo Sharka dhe Jori teksa udhëtonin drejt Stambollit.

“Edhe e dija që thellë thellë, Luizi më kopjonte mua, por unë ja lash vetë Big Brother-in”, shkruan Ronaldo.

Gjithashtu në foton në vijim Ronaldo ka ndarë një foto të tij të 3 viteve më parë ku shfaqet bjond.

“Madje edhe flokët biond, Luizi prej meje i kopjoi. Une i kam bërë që në vitin 2020”, tregon Ronaldo Sharka./albeu.com/