Ka përfunduar procedura për regjistrimin e mjeteve të konfiskuara nga i dyshuari
Bojan Jovanovski- Boki 13 në rastin “Zhvatja” që e ka bërë publike Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas Ligjit,
mjetet e konfiskuara pas regjistrimit ruhen në Agjencinë për menaxhim me pronë të konfiskuar deri në hyrje në fuqi të vendimit për tani të dyshuarin
Jovanovski.
Nëse i akuzuari shpallet fajtor,
mjetet me vendim të gjykatës do të merren përfundimisht.
Nga Prokuroria për Plusinfo, shtojnë se
Jovanovski, nga i cili janë marrë
mjetet, për momentin ka hetim edhe për veprën penale “Pastrim parash dhe të ardhura të tjera” e dënuar kjo në bazë të nenit 273 pika 1 nga Kodi Penal, për shkak se paratë nga vepra penale “Pranim të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm” i ka lëshuar në qarkullim si para të fituara në mënyrë legale.
Ndërkohë në kuadër të hetimit për rastin “Zhvatja”, ku mes tjerëve është e dyshuar edhe kryeprokurorja, Katica Janeva, nga dita e nesërme, e premte, do të inspektojnë ndërmarrjet që kanë pas lidhje me
Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe OJQ-në e tij Aleanca
ndërkombëtare.
Drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska ka deklaruar se përveç kompanisë “BJM Media grup”, “1TV” dhe Aleancën
ndërkombëtare, ata do të lëshojnë urdhër për kontroll të individëve që kanë pranuar para prej tyre.
Pronari i “1TV” është kompania “BJM Media Grup”, ndërsa kompania është në pronësi të babait të Bokit 13, Mile
Jovanovski dhe Jasna Mandiq.
Bojan Jovanovski që nga hapja e televizionit prezantohej si shefi i saj. Ai është edhe kryetar i OJQ-së Aleanca
Ndërkombëtare.
Shtuar më 23/08/2019,
ora 10:26