“Boki 13” do i përgjigjet pyetjeve të prokurores Ruskoska: Kur dëshmon Janeva
I dyshuari kryesor në rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski-Boki13 sot është thirrur për të dhënë deklaratë në Prokurorinë për Ndjekje të KrimitOrganizuar dhe Korrupsionit.

Boki 13 përballet për herë të parë me prokuroren Vilma Ruskovska, e cila e ndjek këtë rast.

Ndërsa vetëm një ditë më vonë, në pyetje pritet të merret edhe Katica Janeva.

Janeva, e cila është shkarkuar nga funksioni i prokurores dhe është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Zhvatja”, të marten përsëri do të japë deklaratë në Prokurorinë për ndjekjen e krimitorganizuar dhe korrupsionit.

Këtë informacion e bëri të ditur avokatja e saj Irena Daniellova Fërçoska, në një intervistë për emisionin “360 gradë”.
Shtuar më 23/09/2019, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori