Bogovina akoma pa kryetar komune
Që prej një muaji, komuna e Bogovinës vazhdon të jetë pa kryetar komune, pas vrasjes së ish kryetarit të kësaj komune Hazbi Idrizit.

Këshilli i komunës, në mbledhjen e fundit dështoi të zgjedhë ushtruesin e detyrës, për shkak të numrit të barabartë të këshilltarëve.

Për pasojë pa pagesa kontributesh dhe rroga, kanë mbetur rreth 500 mësues, punonjës të administratës dhe të tjerë që punojnë në kuadër të kësaj komune.

Kreu i këshillit të komunësBogovinës, Safet Imeri, tha se janë drejtë zgjidhjes së këtij problemi dhe brenda një apo dy ditësh pritet që të bëhet seanca e radhës dhe të zgjidhet ushtruesi i detyrës, kryetar në këtë komunë.


Më gjashtë maj pas një zënke për motive të dobta në një lokal afër Komunës,personi me iniciale Q.A. gjuajti me armë ndaj kreut të KomunësBogovinës Hazni Idrizi i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori