Bogoevski sot paraqitet në Gjykatë
Gjykata Civile, Gjykata Themelore Shkupi 2 sot të mbajë seancë të re për akuzën për shpifje dhe ofendi të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe ish zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi për dëshmi të ish agjentit sekret Sllobodan Bogoevski para Gjykatës së Rrethit në New York.

Në seancën sotme duhet të shprehet edhe noteri Sasho Klisarovski para të cilit Bogoevski e ka dhënë deklaratën për të cilën edhe akuzohet për shpifje.

Në seancën paraprake gjykatësi Nuhi Rustemi ka dëgjuar Biljana Panova si ndihmëse e Komisionit Amerikan para të cilit ka dëshmuar Bogoevski.

Avokatja Panova thirret në kodeksin etik profesional të avokatëve the ka thënë se është detyruar të ruaj si të fshehtë deklaratën e Bogoevskit.

Ahmeti nga Bogoevski ka kërkuar 3 milionë denarë, kurse Xhaferi 2.5 milionë denarë.

Ahmeti dhe Xhaferi kanë paditur ish-agjentin Boegoevski për shpifje gjatë dëshmisë në Gjykatën e New York-ut për rastin “Magjar Telekom”.

Bogoevski gjatë dëshmisë para Gjykatës Amerikane ka thënë se në Maqedoni janë dërguar 7.5 milionë euro me automjet zyrtar për ryshfet të tre politikanëve, ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi.

Gjykata ka pranuar që për dëshmitarë të thërrasë avokaten Biljana Panova, noterin Sasho Klisarovski dhe përkthyesen të cilës iu është dhënë vërtetësia e deklaratës e cila ka qenë e shfrytëzuar për nevojat e procedurës hetimore në SHBA, nga këtu, Ahmeti dhe Xhaferi do të tregojnë se deklarata është dhënë në Shkup dhe për këtë kompetente është Gjykata në Shkup, e jo në hapësirën e Ambasadës së Amerikës në Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori