Bllokimi i eurointegrimeve shkak për incidentet
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov të mërkurën e pranoi Sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zanier.

Presidenti Ivanov në takim ka theksuar e Maqedonia lart e vlerëson rolin e OSBE-së dhe përkrahjen që ia jep autoriteteve te Maqedonisë në më shumë sfera- si sundimi i të drejtës, procesin zgjedhor dhe ligjvënie përkrahjen në fushat si policia gjyqësia, avancimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës.

Presidenti Ivanov theksoi se bllokadat e proceseve integruese përskaj pasojave reale në më shumë sfera në vend krijojnë edhe frustrime të caktuara te qytetarët. Frustrimet e tilla paraqiten në formë të tensioneve ndëretnike si ato për të cilat jemi dëshmitar në periudhën e fundit.

Por këso provokimesh nuk hasin në përkrahje nga qytetarët bashkëjetesa e të cilëve bazohet në tradita shekullore të cilat sot përmes Marrëveshjes së Ohrit janë derdhur në kushtetutë dhe ligje. Përkundrazi nënvizoi Presidenti qytetarët dhe sistemi i dënojnë këto ngjarje e kryesit e tyre do të ballafaqohen me pasoja adekuate”, njoftoi kabineti i presidentit Ivanov.

Presidenti maqedonas dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së biseduan edhe për zbatimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit i cili në fakt paraqet legjitimim dhe avancim i bashkëjetesës shekullore tolerancës dhe mirkuptimit mes bashkësive të ndryshme etnike në Republikën e Maqedonisë. “Modeli maqedonas i integrimit pa asimilim theksoi Presidenti paraqet shembull pozitiv në rajon e më gjerë”, ka thënë Ivanov.

Në takim janë këmbyer mendime dhe informata për fokusin dhe sferat në të cilat do të përkushtohet angazhimi i ardhshëm i misionit të OSBE-së dhe atë në drejtim të përkrahjes së mëtutjeshme të Republikës së Maqedonisë.
Shtuar më 14/03/2012, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori