E rëndë, një qytetar nga Kosova plagoset me thikë në Shëngjin

Një qytetar nga Kosova është plagosur me thikë këtë mbrëmje në zonën e Kunes në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, ndërsa i plagosuri është Selim Bllaca 59 vjeç, i cili është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Ai pritet t’i nënshtrohet operacionit pasi ka marrë plagë të rënda.

Policia ka vepruar në kohë duke arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Sipas autoriteteve, i arrestuari është 66-vjeçari Hazir Berisha.

Njoftimi: 

Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.
I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.
Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

 


Shtuar 3.08.2023 21:55