Biznesmenit nga Maqedonia i gërvishet targa e makinës
Një biznesmen nga qyteti i Kavadari ka thënë se makina e tij është gërvishur nga persona të panjohur në Greqi, duke i fshirë gërmat MK nga targa e saj. Ashtu sikurse shprehet për mediat biznesmeni, arsyet janë politike.

Biznesmeni, i cili nuk ka pranuar t’i publikohet emrin, ka thënë se makina ishte parkuar në Selanik .

“Vallë duhet dhe ne të sillemi kësisoj, dhe të bëjmë të njëjtë gjë as herë pikasim makina me targa greke”, ka pyetur i dëmtuari.

Ai shprehet i revoltuar në një deklaratë për “Dnevnik”, se shtetasit e Maqedonisë nuk meritojnë një trajtim të tillë, kur dihet se sa të holla shpenzojnë në vendin fqinj./albeu.com/
Shtuar më 06/06/2013, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori