Bislimi: Muzeu do të riparohet shumë shpejt
Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës janë alarmuar me sulmin albanofob që është kryer ndaj MuzeutAlfabetit Shqip në Manastir.

Duke qënë shumë të shqetësuar për këtë ndodhi ata kanë udhëtuar drejt qytetit të lashtë shqiptar, për të parë më nga afër dëmet e shkaktuara.

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Muzafer Bislimi, ka qëndruar për disa orë në objektin e Shtëpisë së Alfabetit dhe ka dënuar ashpër sulmin ndaj tyre.

Bislimi ka kërkuar hetim nga ana e organeve kompetente dhe i ka siguruar drejtorit të Muzeut, Gazmend Hoxhaj se riparimi do të bëhet shumë shpejt. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori