Bisedimet për kishën sërish pa zgjidhje
Edhe takimi i sotëm mes myftiut të Myftinisë së Strugës Salim ef.Sulejmani dhe mitropolitit të Mitropolisë Dibër Kërçovë rezultoi i padobishëm, ndonëse u zhillua me iniciativë të kreut të komunës së Strugës Ziadin Selës.

Takimi i sotëm që zgjati mbi dy orë, ishte i karakterit të mbyllur, pa praninë e mediave, të cilat megjithatë ishin të informuara se ky takim do të zhvillohet.

Ashtu sikurse bën të ditur Ina, ata theksuan se bisedimet kanë shënuar afrim të qëndrimeve lidhur me domosdoshmërinë e ruajtjes së bashkëjetesës shekullore ndërmjet dy komuniteteve dhe dy popujve dhe ato bisedime do të vazhdojnë edhe më tutje deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare.

Mitropoliti Timotej, mes tjerash u shpreh: “Pasi të ulen gjakrat, shpresoj se do të fillojë ndërtimi i objektit fetar kishës “Shën Dhimitri” në vendin e paraparë në Oktis. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori