Biografia / Ja kush është Emil Dimitriev, kryeministri i ri i Maqedonisë
Emil Dimitriev
Sekretari i përgjithshëm VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev, do të zëvendësojë Nikolla Gruevskin në postin e kryeministrit, i cili dje paralajmëroi dorëheqjen e kushtëzuar (dorëheqja e tij do të vlejë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, kurdo që të mbahen ato) ka lindur në Probishtip më vitin 1979.

Sipas biografisë së tij, Dimitriev është diplomuar në fakultetin filozofikShkup në Institutin për Sociologji, ndërsa studimet Postdiplomike po ashtu i ka kryer në Fakultetin FilozofikShkup në Institutin për Sociologji.

Në vitin 2011 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa në të njëjtin vit është propozuar për zëvendësministër në Ministrin e Mbrojtjes, funksion që e ka kryer nga viti 2008.

Më parë ka punuar në "HC Zletova", ku ka qenë drejtues i sektorit të përgjithshëm, ndërsa më parë ka qenë koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në këshillin e Komunës Probishtip.

Në biografinë e tij thuhet se, posedon shkathtësi kompjuterike dhe se flet mirë gjuhën angleze, ndërsa hobi i tij është gjuetia. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori