Bildt: Greqia nuk bën lëshime për emrin
Ministri i jashtëm suedez, Karl Bildt thotë se Greqia nuk e ka në plan të bëjë lëshime sa i përket kontestit të emrit.

Greqia nuk po tregon se po planifikon që të bëj hapa para në raport me kontestin e emrit me Maqedoninë, gjatë presidencës së saj nga fillimi i ardhshëm me Bashkimin Evropian”,-tha Bildt, kur u pyet lidhur me presidencën e ardhshme greke nga fillimi i 2014, dhe qasja që pritet ndaj Shkupit.

Bildt ndodhet në Uashington, ku po merr pjesë në diskutimet lidhur me samitin e partneritetit lindor që do të mbahet në Vilnus, ku SHBA dhe BE duhet të bashkërendojnë aktivitetet për hapjen e perspektivave evropiane për ish-republikat sovjetike.

“Mund të fokusohemi dhe në faktin se Ballkani po ecën përpara. Gati të gjitha vendet e këtij rajoni janë në proces të negociatave. Vetëm Bosnja bën përjashtim. Edhe Maqedonia, por për arsye tjera. Nuk do të jem shumë pesimist sa i përket Ballkanit, sepse procesi po ecën, edhe pse po ecën ngadalë”, -tha ministri suedez./albeu.com/
Shtuar më 22/11/2013, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori