Bien vdekjet nga Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1.853 raste të reja me Covids-19 dhe një vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407. Në total numri i rasteve aktive është 31.084.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës. Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 4.02.2022 15:36