ZYRTARE/ Steven Gerrard ulet në stolin e Aston Villas

Ashtu sic ishte paralajmëruar, Steven Gerrard zyrtarisht ka marrë drejtemin e skuadrës së Premier League, Aston Villa.

Ish-mesfushori anglez ka lënë skuadrën e Rangers ku pati sukese të jashtëzakonshme për të marrë skuadrën rivale të Liverpoolit pas shkarkimit të Dean Smith.

Gerrard ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë në “Villa Park” dhe do të jetë në drejtimin e skuadrës nga e shtuna e ardhshme përballë Brighton.

Në prezantimin e tij Gerrard u shpreh: “Aston Villa është një klub me një histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez dhe unë jam jashtëzakonisht krenar që do të bëhem trajneri i ri i saj.”  r.t/albeu.com

 


Shtuar 11.11.2021 11:24