Nuk kanë fund lajmet e këqija për Haller, analizat e fundit shqetësojnë sulmuesin

Sebastian Haller, i cili u transferua gjatë kësaj merkatoje te Borussia Dortmund po vuan nga një tumor në testikuj, ndërsa disa ditë më parë kreu edhe një operacion i cili u realizua me sukses.

Por lajmet e këqija për sulmuesin nuk kanë fund, pasi analizat e fundit kanë treguar se kanceri është malinj dhe sulmuesi është i detyruar t’i nënshtrohet menjëherë kimioterapisë. Për këtë arsye Haller do të mungojë për një kohë relativisht të gjatë nga fushat e blerta.

Sipas asaj që raportohet nga mediat gjermane, Haller mund të mos jetë aktiv në futboll rreth 4-5 muaj. “Sebastien do të rikuperohet ne mënyrën më të mirë të mundshme” ishte një nga fjalitë e Borussia Dortmund në postimin që bëri për gjendjen e sulmuesit.


Shtuar 31.07.2022 14:09