Bilall Kasami: E vërteta e shkarkimit tim, si do vijojnë zhvillimet në Lëvizjen Besa
Mbrëmë në emisionin "Click plus" që transmetohet në Tv21 i ftuar ka qenë kryetari tashmë i shkarkuar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Mes tjerave Kasami ka rrëfyer gjithë situatën e krijuar brenda partisë që e ka drejtuar për disa vite, mosmarrëveshjet dhe shumë gjëra të tjera.

"Jemi subjekt politik që duhet respektuar institucionet dhe një nga këto kryesore që vazhdohet është statuti aty është e qartë se mbledhjet e kryesisë i thërret kryetari i partisë, të parën në 6 janar e thirra, ne kemi një Besë dhe kryetari i saj jam unë, po them që nuk është pasojë e mosdorëheqjes sepse në mbledhjen para kësaj kishte një raport të shtabit qendrorë zgjedhor dhe u miratua nga këshilli qendrorë dhe një nga konkluzionet doli se ishim të suksesshëm dhe bashkërisht unë ofrova që të organizojmë kongresin e parë, u miratua të shkojmë në kongres dhe deri aty si jemi me kryetarin e partisë, në këtë proces nënkuptohet që secili ka të drejtën konform statusit të garojë dhe në një proces demokratik nëse ka përkrahje të fitojë kreun e partisë dhe të gjithë strukturat do i qëndrojnë pas, kjo mënyrë ndoshta është e arsyeshme por për mua nuk është e pranueshme që këto keqkuptime dhe luftë për pozicione brenda subjektit politik të del jashtë, debate ka pasur dhe do ketë", është shprehur Kasami.

Sipas tij, mosmarrëveshjet brenda partiake është dashur të ngelin brenda e mos dalin jashtë në opinion që të lodhet dhe populli me gjëra që nuk ka nevojë, transmeton Zhurnal.

"E unë e shoh si normale si politike por për mua e papranueshme që këto debate të dalin në publik sepse ata që ja duan të mirën shtëpisë së tyre debatojnë bisedojnë nëse ka nevojë 1 javë e një muaj e gjejnë gjuhë të përbashkët, këtë unë e kam aplikuar për këto tre muaj kur kemi qenë në komunikim intenziv që të mundohemi mosmarrëveshjet t'i zgjidhim vet se nuk e shoh të nevojshme të lodhim publikun me këto probleme sepse janë probleme të partisë të cilat ne kemi potencial t'i zgjidhim brenda organeve dhe unë edhe më tutje do të vazhdoj të jap kontributim tim maksimal të ofroj mundësi për dalje nga kjo situatë në rrugë institucionale duke respektuar partinë, tek ne ndodh një garë e brendëshme për të marë pozicionet, e them që janë individ të cilët mund të kenë pretendime për të marë kreun e partisë ata që dolën në media të vijnë unë i kam ofruar dhe do ju ofroj të diskutojmë dhe analizojmë dhe në një garë demokratike duke ofruar ofertë të dalim me një garë që do forcojë edhe më shumë Lëvizjen Besa", sqaron mes tjerave kryetari i shkarkuar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

E VËRTETA E HAPJES SË DYERVE TË SELISË ME FORCË

Kasami në këtë debat ka treguar edhe mënyrën se si është futur brenda selisë së partisë në Shkup, pse i ka lajmëruar disa persona në MPB dhe nëse ka ardhur në pikëpyetje legjitimiteti i tij në parti.

"Ashtu si e artikuluat ju nuk ka pasur kuptim që të thyej dyert e selisë së partisë time, në MPB kam deklaruar se persona të paautorizuar kanë ardhur tek selia dhe nuk i mundësojnë kryetarit të futet brenda, ditën e hënë unë shkova tek selia brenda kishte dy persona e hapa derën që nuk ishte e mbyllur u futa brenda, erdhi policia bëri procedurën e tyre. Kam kërkuar që të japin llogari sepse kanë kundërshtuar statusin e partisë duke organizuar mbledhje dhe duke manipuluar me njerëzit dhe këtë e kam parashtruar para organeve të partisë e vlerësoj se kryetari i partisë nuk ka përdorur autoritetin e tij dhe këtë numrat nuk janë ato që deklarohen sepse këto persona që janë shumë më pak kanë problem me numra dhe unë nuk flas me numra por me institucione dhe këshilli qendrorë i thirrur në mënyrë statutore solli vendime që duhen nuk ka nevojë të flasim për numra, nuk vlerëson që ka ardhur në pyetje legjitimiteti im si kryetar partie, mund që secili të mblidhet dhe në këtë rast në zyrat e partisë dhe të pretendojë që përfaqëson ndonjë organ, vlerësoj që këto problematika janë brenda Lëvizjes Besa, nuk kam marrë vendim për largim të dikujt nga partia në momentin që do marr vendim do e bëj publike", ka vlerësuar mes tjerave Bilall Kasami.

PSE U SHKARKUAN AFRIM GASHI E SKENDER REXHEPI-ZEJD!?

Kasami sqaron se sikur të kishte përdorur dhunë dhe autoritet sot nuk do kishte mundur të shkarkojë atë askush pasiqë i njejti do ishte në pozitë që ka pasur, por ai sqaron se brenda partisë ka pasur gjithmonë debat i cili madje ka zgjatur edhe mbi 10 orë ndonjëherë.

"Si e shihni në paragrafin e fundit shkruan se të përjashtuarit mund të ankohen në organet e partisë sepse kjo ka ndodhur për shkak të veprimit të tyre nga thirrja e mbledhjes që ishte jashtë statutore, fillimisht në bazë të statusit që referohet kryetari llogari jep para kongresit, në momentin që thirret kongresi kërkesat tjera janë irelevante dhe nga ajo që dëgjova në media nuk shkarkohet organ i Lëvizjes Besa dhe unë si kryetar jam organ i partisë, i gjithë është një debat që doli jashtë strukturave por megjithatë unë edhe njëherë para gjithë opinionit e them se e kanë të falur dhe i ftoj që të rikthehen brenda debatit të partisë dhe këta persona dhe të tjerët dhe e dinë se Bilall Kasami e ka atë durim që debatet brenda të zgjasin me orë të tëra, në momentet para zgjedhjeve ka fërkime dhe ne kemi mbajtur mbledhje deri në 10 orë, pozicionet nuk janë të përjetshme e nëse dikush bën ndonjë gabim duhet të përgjigjet konform normave statutore.

Lëvizja Besa është parti e madhe dhe kemi shumë aktivist, me z. Kahremanin kam pasur komunikim të rregullt jam në komunikim nuk vlerësoj që edhe po të ketë pasur kërcënime të tilla dhe dënoj kërcënimet që mund të bëhen, bashkëpunëtorët e mi e dinë se nuk kam përdorur dhe nuk përdor dhunë, sikur të kisha përdorur sot nuk do të diskutohej pozita ime si kryetar, unë nuk ndihem i kërcënuar dhe të gjithë ata që mund të jenë me mua mund të jenë aktivist të partisë sepse e dinë që kush mund të sigurojë e si mund të sigurohet një kryetar i një partie politike por unë nuk mund të ndaloj asnjë që të shoqëroj kryetarin dhe secili është i lirë të jetë afër meje ose të mos jetë afër meje", thotë kështu Kasami.

Shtuar më 10/01/2018, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori