Bien nga skela tre punëtorë në Maqedoni
Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” dje janë dërguar tre persona të lënduar B.S (34) nga Tabanovca e Kumanovës, S.V (48) nga Biljanovca e Kumanovës dhe Z.K (45) nga Çashka e Velesit, si të punësuar në firmën "Sitek-Engineering" DOOEL-Shkup, shkruan Telegraf.

Sipas MPB-s, tre të punësuarit gjatë ditës së djeshme në rrugën Shkup-Kumanovë, në kryqëzimin në fshatin Milladinovci, ndërsa janë ngjitur në skele të montuar në lartësi prej rreth 5 deri 6 metra, një nga lidhëset e skeles është prishur dhe kanë rënë nga skelja.

Gjatë rënies B.S ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa dy të punësuarit tjerë kanë kaluar me lëndime më të lehta trupore.

Pas ndihmës mjekësore Z.K ka dalë nga spitali dhe po mjekohet në shtëpi, ndërsa B.S dhe S.V janë mbajtur për kurim të mëtejshëm.
Shtuar më 01/07/2017, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori