SHBA: Nuk ka asnjë shenjë që Putin do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë parë asnjë indikacion se Vladimir Putin po i afrohet më shumë përdorimit të armëve bërthamore taktike në luftën e tij kundër Ukrainës, vetëm disa ditë pasi udhëheqësi rus tha se po lëvizte armë të tilla në Bjellorusi.

“Ne po e shikojmë këtë sa më mirë që mundemi. Ne nuk kemi parë asnjë lëvizje nga Putin për të vepruar sipas asaj që ai u zotua se do të bënte”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby në lidhje me deklaratën e Putinit për Bjellorusinë.

“Dhe ne nuk kemi parë asnjë indikacion se zoti Putin po anon ose po afrohet, ose po tregon ndonjë përgatitje për përdorimin e armëve taktike bërthamore në Ukrainë”, shtoi ai. /albeu.com


Shtuar 28.03.2023 21:05